13:12 / 26.11.2019
Nxirret i gjallë 27 vjeçari nga rrënojat e hotel “Palma”
Një lajm i mirë në tërë fatkeqësinë e tërmetit që goditi Shqipërinë ka ardhur pak minuta më parë.
Një 27 vjeçar është nxjerrur i gjallë nga rrënojat e hotel “Palma” në Durrës i cili nga lëkundjet e tokës u shemb tërësisht.
Në bazë të asaj që raportojnë mediat shqiptare, nga rrënimi i hotelit të lartëpërmendur, është konfirmuar deri tani vdekja e dy personave.























