Meta: Ngushëllime për humbjen e jetës në krye të detyrës të Hajdarmatajt
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.
“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj”, është shprehur Meta.
“Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!”, ka theksuar Meta.
Hajdarmataj, ndodhej në godinën e Kavalishencës, aty ku po zhvillonte një kurs trajnimi. Ai ka shërbyer si pedagog në Akademinë e Sigurisë. Ai njihej si një nga drejtuesit ekselent në Policinë e Shtetit. Ai u nxor i pajetë nga rrënojat e Kavalishencës vetëm pak më herët, nga vetë kolegët e tij. /Atsh























