BE mobilizon mbështetjen e urgjencës
BKT
Shqipëri

BE mobilizon mbështetjen e urgjencës

Pas tërmetit me magnitudë 6.3 dhe 3 tërmeteve që goditën Shqipërinë, u aktivizua Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE me kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Bashkimi Evropian tashmë ka ndihmuar në mobilizimin e 3 ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, të cilët do të vendosen në Shqipëri për të ndihmuar autoritetet shqiptare në operacionet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.

“Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Italia, Greqia dhe Rumania tashmë janë në rrugën drejt Shqipërisë. Për më tepër, do të doja të falënderoja Hungarinë, Gjermaninë, Kroacinë, Francën, Estoninë, Republikën Çeke dhe Turqinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit Europian për Mbrojtjen Civile. Mendimet e mia janë me viktimat dhe të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa “, tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides.

Më herët këtë mëngjes, Komisioneri Stylianides foli në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe rikonfirmoi solidaritetin dhe gatishmërinë e BE për të ndihmuar.

Sistemi Kopernikus është aktivizuar për prodhimin e pamjeve satelitore të zonave të prekura, dhe Qendra e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave të Bashkimit Europian 24/7 është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe vazhdon të monitorojë situatën.

Asetet shtesë të BE-së janë në gatishmëri nëse duhen.

BE gjithashtu do të vendosë një Ekip të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar autoritetet të koordinojnë përgjigjen dhe të vlerësojnë dëmet. /ATSh

 


MË SHUME NGA Shqipëri