13:35 / 26.11.2019
Haradinaj për emërimin e shefit të AKI-së: I qëndroj prapa vendimit
Kryeministri në detyrë i Kosovë, Ramush Haradinaj në një konferencë për media, tha se në lidhje me vendimit për emërimin e shefit të ri të AKI-së Kreshnik Gashit dhe kryeinspektorit të ri të këtij institucioni, Burim Ramadanit, ai i ka ushtruar funksionet e tij dhe se i qëndron mbrapa këtij vendimi.
“Emërimi i drejtorit të AKI-së dhe kryeinspektorit i kam ushtru funksionet e mija në bazë të kompetencat që i kam dhe i qëndroj mbrapa vendimit”, tha Haradinaj.























