Trepça në shërbim të Shqipërisë, vë në dispozicion dy Çeta të Shpëtimit
BKT
Lajme

Trepça në shërbim të Shqipërisë, vë në dispozicion dy Çeta të Shpëtimit

Bordi dhe Menaxhmenti i Trepça sh.a. ka mobilizuar dhe ka vënë në dispozicion Çetat e Shpëtimit, atë të Minierës së Stantërgut dhe Minierës së Artanës, për t’u dalë në ndihmë të lënduarve dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në Shqipëri.

"Sot, në orët e hershme të mëngjesit Bordi dhe Menaxhmenti i Trepça sh.a. ka mobilizuar dhe ka vënë në dispozicion Çetat e Shpëtimit, atë të Minierës së Stantërgut dhe Minierës së Artanës, për t’u dalë në ndihmë të lënduarve dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në Shqipëri.

Prandaj, një numër i kombinuar i të dy Çetave të Shpëtimit të pajisura me paisje të ndryshme logjistike për kërkim-shpëtim, pritet që sa më parë të niset për në Shqipëri për t’u asistuar autoriteteve shqiptare.

Bordi dhe Menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave", ka shkruar Ardian Syla, kryetar i Bordit 'Trepça'.


MË SHUME NGA Lajme