Caritas Kosova shënon 60 vjetorin e Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve
Me rastin e 60 vjetorit të Deklaratës të së Drejtave të Fëmijëve dhe 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e fëmijëve, në Prishtinë u mbajt një konferencë si dhe u transmetua një film kushtuar trafikimit të qenieve njerëzore.
Me anë të këtij filmi i titulluar “Rruga” janë paraqitur brengat e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit.
Drejtori gjeneral nga Caritas Kosova, Don Viktor Sopi tha se kjo organizatë gjithmonë është munduar t’i përdorë të gjitha mekanizmat në vend, me struktura relevante që të jetë një adresë apo motiv për të gjithë njerëzit vullnetmirë që prioritet të kenë mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.
Nga Caritasi i Francës, Genevieve Colas, tha se të gjithë Caritaset për 20 vjet kanë punuar dhe kanë ndarë përvoja të ndryshme në mënyrë që t’u ndihmojnë viktimave që janë të prekura nga trafikimi.
Caritas nga Shqipëria, Ariela Mitri, tha se dukuria e trafikimit të qenieve njerëzore është e pamundur pa një bashkëpunim të gjerë në mënyrë që të luftohet komplet kjo dukuri.
Rrjeti Euro-Mesdhetar për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzorë, përbëhet nga më shumë se 13 Caritas, në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme, ku kanë organizuar një program për ndarjen e shqetësimeve të trafikimit të qenieve njerëzorë. Ky program synon të rris efektin e Caritasëve në parandalimin edhe luftimin e trafikimit në rajonin euro-mesdhetar si dhe të rris ndërgjegjësimin për këtë fenomen.























