Këngëtarja e famshme lë shënim përpara se të vdiste
BKT
Magazina

Këngëtarja e famshme lë shënim përpara se të vdiste

Vetëm një ditë pasi u gjet e vdekur ylli korean i muzikës Pop, policia raportoi se ajo la një shënim.

Në të shkruhej se ajo ishte shumë pesimiste për jetën e saj.

Me dhjetëra fansa të Haras morën pjesë të hënën në ceremoninë mortore, ndërkohë që pjesëtarët e grupit të saj anuluan të gjitha koncertet e tyre.

Ylli i K-Pop, Goo Hara u gjet e vdekur në moshën 28-vjeçare, vetëm gjashtë muaj pasi tha se do vetëvritej.

Këngëtarja u gjet mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e saj në lagjen Gangnam's Cheongdam në Seoul. Goo sapo kishte përfunduar një turne muzikor në Japoni, i cili rezultoi tepër i suksesshëm.

Ajo u përpoq të vetëvritej në maj të këtij viti kur u gjet pa ndjenja nga menaxheri i saj në shtëpi. Aso kohe, kishte postuar një mesazh përfundimtar në Instagram, duke shkruar: "Mirupafshim".

Goo Hara debutoi për herë të parë me grupin e saj Kara në vitin 2007. Ata ishin të parët të cilët përhapën rrymën K-pop në të gjithë botën.


MË SHUME NGA Magazina