14:31 / 26.11.2019
Të tjera lëkundje tërmeti, epiqendra në Kepin e Rodonit
Shqipëria duket se nuk po gjen qetësi pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që tronditi vendin mëngjesin e sotëm.
Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 14:05 në Tiranë dhe Durrës.
Lëkundjet e fundit ishin me magnitudë 5 të shkallës Rihter me epiqendër në Kepin e Rodonit.
Kujtojmë që deri më tani bilanci i viktimave është 15 të vdekur dhe 600 të plagosur. Fatkeqësisht bilanci pritet të përkeqësohet në orët në vijim pasi shumë njerëz janë ende nën rrënoja. /http://shekulli.com.al/























