Mario Dedivanovic i gatshëm për t’i ndihmuar shqiptarët
BKT
Magazina

Mario Dedivanovic i gatshëm për t’i ndihmuar shqiptarët

Grimeri shqiptar është shprehur në dispozicion për t’i ndihmuar shqiptarët.

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë, ka mobilizuar shqiptarët anë e mbanë botës, për t’iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, është shprehur i gatshëm për ndihmë, por kërkon t’i tregohen faqet ku mund të ndihmojë.

“U zgjova me këtë lajm të trishtueshëm për lëkundjet e tokës në Shqipëri. Lutjet nuk janë të mjaftueshme. Unë jam duke u përpjekur të gjej një organizatë që unë (ne) mund të dhurojmë për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ju lutem më njoftoni në komente nëse ka diçka për të ndihmuar pasi nuk mund ta gjej një tani. Faleminderit (përditësim: klikoni në storiet e mia për të dhuruar nëse mundeni në @fundjavendryshe)”, ka shkruar Mario.


MË SHUME NGA Magazina