Roli dhe përgjegjësitë në zbutjen e ndotjes së ajrit në Kosovë
RTKlive
Në kuadër të kampanjës “E Ardhmja është e Gjelbër, Vepro Tani!”, Balkan Green Foundation sot organizon diskutimin me temën “Roli dhe përgjegjësitë tona në zbutjen e ndotjes së ajrit në Kosovë”.
Ajri që thithim është thelbësor për ekzistencën tonë, megjithatë, ndonjëherë neglizhohet ndikimi që ka cilësia e ajrit në shëndetin dhe mirëqenien tonë. Ndotja e ajrit është pasojë e një numri të madh politikash jo adekuate dhe një sërë veprimesh të cilat duhet të ndryshojnë urgjentisht. Nga 13 masat e propozuara për adresimin e ndotjes së ajrit në Kosovë (të publikuara në janar 2019) tani BGF prezanton raportin e progresit të veprimeve të ndërmarra për zbutjen e ndotjes së ajrit në vend. Ky raport përbëhet nga një analizë individuale e secilës masë dhe përmban informacione mbi reformat, nismat, deklaratat, kundërshtimet/mbështetjen nga perspektiva e palëve të ndryshme të interesit.























