Ngjarjet e ditës në Kosovë
RTKlive
Ngjarjet e ditës: 27 nëntor 2019
09:00
Vazhdojnë gërmimet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku dyshohet për mbetje mortore. (Afër Fakultetit të Arteve, Kampusi i UP-së, Prishtinë)
09:00
Zyra e Erasmus+ në Kosovë do të njoftojnë stafin dhe studentët e Universitetit të Prizrenit rreth programit Erasmus. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)
09:20/ 09:30
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e 28 Nëntorit, bën homazhe në sheshin “Adem Jashari”, te shtatorja e komandantit Adem Jashari në Skënderaj (ora 09:20); dhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve, në Prekaz (ora 09:30). (Skënderaj/Prekaz)
10:00
Organizatat e shoqërisë civile do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shtyrjen e implementimit të Udhëzimit Administrativ (19/2018) për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore. (Para objektit të MAShT-it, Prishtinë)
10:00
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), mban konferencën përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) mban takim informues me temën “Mandati dhe kompetencat e Gjykatës Speciale”. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)
10:00
Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Kuvendi Komunal, Rahovec)
10:00
Në kuadër të fushatës “E ardhmja është e gjelbër – Vepro tani!”, Balkan Green Foundation organizon diskutimin me temën “Roli dhe përgjegjësitë tona në zbutjen e ndotjes së ajrit në Kosovë”. (Aleanca Franceze, Prishtinë)
11:00
FSK-ja shënon “Ditën e Forcës -Ushtrisë së Kosovës”. Marrin pjesë: Presidenti Hashim Thaçi; kryeministri Ramush Haradinaj; ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha; komandanti i FSK-së, Rrahman Rama etj. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)
11:00
Përurohet libri “Shoqëri e të shtypuri shkronja Shqip 1879”.(Universiteti “Ukshin Hoti, Prizren)
11:00
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së, Prizren)
11:30
Platforma Heritage Space organizon hapjen e ateliesë “DHÉ” e cila promovon punën e profesionistëve të zejeve. (Atelia afër Ambasadës Zvicerane në Prishtinë)
12:00 - 15:00
Në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve për viktimat nga tërmeti në Shqipëri. (Ambasada e Shqipërisë, Pejton)
12:00 - 12:35
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh:
12:00 – Homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prishtinë;
12:15 – Homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në Prishtinë;
12:25 – Homazhe te varrezat e burrështetasve dhe heronjve në Velani, te varri i Adem Demaçit, heronjve Ilir Konushevci, Hazir Mala;
12:35 – Homazhe te varret e dëshmorëve në Velani
13:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpalos Programin “Javët e Biznesit Kosovar 2019” traditë 17-vjeçare me moton “Unë konsumoj produkte vendore. Po Ju? (Selia e AKB-së, Prishtinë)
13:00
Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temën “Demarkimi, korrektimi i kufijve dhe zgjidhje të tjera alternative të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës?”. (Qendra Mediale në Çagllavicë)
14:00
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndan dekorata për dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)
14:00
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, Deçan)
14:00
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban aksion simbolik kundër Këshillit të Etikës së UP-së, me moton “Veting në Arsimin e Lartë!”. (Para Rektoratit të UP-së, Prishtinë)
19:00
Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën “Mbretëria e Maceve” për nder të jetës dhe veprës së Arian Berishës. (Galeria Kombëtare, Prishtinë)























