Mario Dedivanoviç dhuron 3000 $ për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri
BKT
Magazina

Mario Dedivanoviç dhuron 3000 $ për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Dy tërmetet e fuqishme që kanë prekur Shqipërinë të martën kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.

Gjithë shqiptarët janë solidarizuar me këtë ngjarje të rëndë duke dhuruar donacione online, përmes fondit publik që është bërë i hapur për t’u dalë të gjithë në ndihmë të prekurve nga këto tërmete.

Mario Dedivanoviç në “American Influencer Awards” (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Grimeri i famshëm shqiptar Mario Dedivanoviç, i cili ditë më parë bëri bujë me deklaratën e tij gjatë ndarjes së çmimeve, “American Influencer Awards” ku pranoi se është homoseksual, ka treguar anën e tij humanitare për këtë ngjarje.

Nga faqja GoFoundMe, ku shihen listat me personat që kanë dhuruar donacione, aty figuron edhe emri i grimerit të njohur shqiptar, njëherësh mikut më të besuar të Kim Kardashianit, i cili ka dhuruar një shumë në vlerë prej tre mijë dollarësh.

Mario Dedivanoviç dhuroi tre mijë dollarë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë, nuk publikojmë emrat e tjerë të dhuruesve)

Ai edhe gjatë ditës ka publikuar vazhdimisht thirrje në Instagramin e tij, ku ndiqet nga mbi 7.1 milionë përdorues, që t’i bashkohen donacionit online për të ndihmuar Shqipërinë./telegrafi/

Mario Dedivanoviç (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)


MË SHUME NGA Magazina