Haradinaj: Jemi të gatshëm të garantojmë paqen në vend e rajon
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës organizuar nga ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Kazermën “Adem Jashari” tha se po dëshmohet se jemi të gatshëm të garantojmë paqen në vend e rajon.
“Sot para një viti miratuam tre ligje për ushtrinë tonë kam deklarua se ne po vijmë në paqe dhe për herë të parë ne jemi të gatshëm të garantojnë paqen në vend dhe rajon dhe t’i përmbushim detyrimet kushtetuese në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit territorial”.
Ai më tej ka shtuar se institucionet duhet të jenë të gatshme tu përgjigjen sfidave, sic është ndikimi rus në Ballkan, kjo ngase sipas tij, liria dhe tërësia territoriale janë bazike për vendin.
“Ne duhet të jemi të aftësuar tu përgjigjemi sfidave siç janë shtrirja e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes kërcënimeve hibride. Vlerat e lirisë dhe tërësia territoriale janë bazike për ne dhe jemi të gatshëm nga çdo sfidë”, ka thënë Haradinaj.























