Genc Prelvukaj ofron shtëpinë e tij për të prekurit nga tërmetet në Durrës
BKT
Magazina

Genc Prelvukaj ofron shtëpinë e tij për të prekurit nga tërmetet në Durrës

Të gjithë shqiptarët anë e mbanë trevave janë solidarizuar me ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në orët e para të 26 nëntorit.

Shqipëria u prek nga dy tërmete të forta, dhe si rrjedhojë u shkaktuan dëme materiale të shumta si dhe humbje në njerëz.

Teksa shumica i janë bashkuar ndihmave në formën monetare përmes donacioneve online, ka edhe nga ata të shumtë që kanë nisur veshmbathje apo gjëra të tjera materiale në drejtim të Shqipërisë.

Disa prej tyre madje kanë ofruar edhe ambientet e tyre për t’iu ofruar të prekurve një vend të sigurt.

Një prej tyre është edhe këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, i cili ka vënë në dispozicion shtëpinë e tij në Mal të Zi, për këdo nga të prekurit nga tërmeti i fuqishëm në Durrës, transmeton Telegrafi.

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Ju njerëz të mirë në Shqipëri.
Nëse njihni familje qe kanë nevojë të strehohen, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, nga tërmeti i sotëm, unë kam një shtëpi në Martinaj të Plavës në Mal te Zi, në të cilën mund të vendosen 2 familje.
Bashkë me shtëpinë do të sigurojmë edhe ushqimet, ngrohje dhe çdo gjë tjetër të nevojshme.
Me shkruani mesazh direkt nëse keni dike qe mund ti ndihmojmë”, ka shkruar Prelvukaj.

 


MË SHUME NGA Magazina