12:50 / 27.11.2019
Babai e vajza u nxorën të vdekur, kërkohen nën gërmadha nëna dhe djali
Dy anëtarë të familjes Reçi në Durrës u nxorën të pajetë nga rrënojat e ndërtesës.
Viktimat ishin kryefamiljari Eduardi dhe vajza e tij Kristi.
Ndërsa aktualisht po zhvillohen kërkimet për gjetjen e bashkëshortes së tij Dolora, 50-vjeç dhe djalit Klaus, 21-vjeç.
Nuk dihet ende fati i tyre./Ora News/























