12:54 / 27.11.2019
Dua Lipa ‘ndez’ Australinë, performancë fantastike në ‘Aria Awards’
Në Australi po mbahet ndarja e çmimeve prestigjioze ‘Aria Awards’.
Në mesin e shumë yjeve nga gjithë bota, e pranishme është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Dua ka performuar hitin e saj të fundit ‘Don’t Start Now’, ashtu siç edhe pritej, 23 vjeçarja ndezi skenën e veshur në të bardha dhe e shoqëruar nga valltarët.

Kujtojmë që ‘Don’t Start Now’ rikthej Duan në skenën pas një pauze gati një vjeçare, poashtu këngëtarja prishtinase së shpejti pritet të publikoj albumin më të ri./Indeksonline/
























