13:35 / 27.11.2019
Ekipi i Maqedonisë nxori dy trupa nga objektet e rrënuara në Shqipëri
Ekipet e Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në aksionet në Shqipëri nxorën dy persona nga objektet e rrënuara.
Qeveria njoftoi se ekipet e përbëra prej 42 pjesëtarë, janë në Shqipëri për të ndihmuar në aksionet të autoriteteve lokale
“Prej mbrëmë ekipet e forcave republikane – ekipi për mbrojtje nga rrënimi i DMSH, përmes zyrtarit për lidhje marrin detyra komplekses për ndihmë të parë dhe nxjerrje të viktimave, si dhe sanimin e dëmeve nga tërmeti katastrofal. Krahas ekipit të DMSH, ka automjete të specializuara, automjet të ndihmës së shpejtë, pajsisje mjekësore dhe teknike”
Në terren janë edhe pjesëtarë e MPB me qen të trajnuar për gjetjen e njerëzve në rrënime.























