13:44 / 27.11.2019
Meta: Ndihma nga Kosova, e shkëlqyer
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një konferencë për media u shpreh falënderues ndaj ndihmës së të gjitha shteteve.
Meta veçojë Kosovën për ndihmën e jashtëzakonshme dhe bashkë dhimbjen që Kosova ndau me Shqipërinë.
“E kam thënë mbrëmë, po e them edhe sot, ndihma nga Kosova ishte e shkëlqyer”, tha Meta.
Kosova jo vetëm me njësitë e kërkim shpëtimit, por edhe me ndihma të gjërave nga më elementaret deri te strehimi i është gjendur Shqipërisë në këto ditë shumë të vështira për ta, shkruan Indeksonline.
Në Kosovë dhe Shqipëri sot është ditë zie, një ditë para festës madhore të 28 nëntorit.























