Ndërron jetë ylli i njohur televiziv
BKT
Magazina

Ndërron jetë ylli i njohur televiziv

Gary Rhodes , kuzhinieri i famshëm britanik ka vdekur në Dubai, në moshën 59 vjeç.

I njohur për dashurinë e tij për kuzhinën britanike dhe stilin e veçantë të flokëve, Rhodes ishte po ashtu i njohur më së miri për programet që përfshirë MasterChef, Hell’s Kitchen dhe MasterChef USA

Sipas një deklarate familjare Rhodes ndërroi jetë të martën në mbrëmje.

“Familja Rhodes është shumë e pikëlluar të njoftojë vdekjen e burrit, babait dhe vëllait të dashur, Gary Rhodes OBE,” thuhet në deklaratë.

“Gary ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar, e martë 26 nëntor 2019, në moshën 59 vjeç, me bashkëshorten e tij të dashur Jennie në krah. Familja do të donte të falënderonte të gjithë për mbështetjen e tyre dhe të kërkojnë intimitet gjatë kësaj kohe. “

Përveç mbajtjes së katër restoranteve, dy prej të cilave ndodhen në Dubai, kuzhinieri i mirënjohur kishte linjën e tij të artikujve gatim dhe miksime të bukës.

Rhodes kishte një restorant të quajtur Rhodes W1 në Grosvenor House Dubai dhe një tjetër të quajtur Rhodes Tëenty10 në Le Royal Meridien Beach Resort.

Rhodes, i lindur në Londrën e Jugut, hapi restorantin e tij të parë në 1997 me emrin City Rhodes.

Rhodes la pas vetë gruan Xhenet dhe dy djem.


MË SHUME NGA Magazina