17:05 / 27.11.2019
Milan i bashkohet garës për Giroud
Milan ka hyrë në “luftë” për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.
Giroud nuk po arrin të luajë në formacionin e parë te “blutë” dhe pritet të largohet në afatin dimëror.
Të dy klubet nga “San Siro”, Inter dhe Milan janë duke treguar interesim të madh për francezin.
Trajneri Antonio Conte, po mundohet ta forcojë mesfushën gjë që ka bërë që “rosonerët” të besojnë që mund ta transferojnë lojtarin.Milan ka në plan ta shesë sulmuesin Krzysztof Piątek dhe me ato para të provojë të transferojë Giroud.























