​Alisson: Napoli provoi të më transferoi
BKT
Sport

​Alisson: Napoli provoi të më transferoi

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ka pranuar se ka pasur një ofertë nga Napoli para se të transferohet në “Anfield”.

Alisson u largua nga Roma vitin e kaluar në afatin veror dhe ka arritur të fitojë disa trofe me “reds”, një ndër ta është Liga e Kampionëve.

Braziliani ka pranuar se ka pasur oferta edhe Napoli, mirëpo nuk e ka pranuar për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave italiane. 

“Napoli provoi të më transferonte. Presidenti me tregoi, mirëpo nëse do transferohesha te Napoli, do të vendosja vetën në një situatë të vështirë në Itali. Është rivalitet i madh mes dy skuadrave. E admiroi Napolin, është vështirë t’i mposhtësh kur janë në shtëpi”, deklaroi ai.

Sot Liverpool do të pres në “Anfield Arena” Napolin në kuadër të Ligës së Kampionëve.