Emisioni “ MEMORIE” emocion e nostalgji për shikuesit
BKT
Lajme

Emisioni “ MEMORIE” emocion e nostalgji për shikuesit

Teuta Perlaska Quni

"Memorie" emisioni arsimor-dokumentar që u kushtohet ekskluzivisht veteranëve të arsimit vjen sonte pas orës 22 vetëm në Radio Televizionin e Kosovës.

Gazetarja dhe ideatorja e këtij emisioni Teuta Perlaska-Quni kësaj here sjell për shikuesit e Radio Televizionit të Kosovës, jetën dhe veprën e veteranës së arsimit Igballe Baruti Haziri, mësuesja e shumë gjeneratave e cila me vite të tëra punoj në shkollen fillore “Hasan Prishtina”.

I punuar deri në detale nga mjeshtri i montazhes Luan.M Sefedini çdo herë sjell tek shikuesit e RTK-së emocion dhe nostalgji. Mësimdhënja nuk ishte thjeshtë një profesion por një mision që kjo plejadë e realizoj më mirë se kushdo tjetër në botë. Punën e tyre më së miri mund t’a shihni në emisionin Memorie, ku shpaloset me kujdes puna, peripetitë e atëhershme dhe sakrificat e mësuesëve tanë të rrëfyera nga vetë mësuesit. Për punën dhe metodologjinë e atëhershme flasin edhe ish kolegët dhe ish nxënësit të cilët sot janë njerëz me influencë në vendin tonë, ata me nostalgji shpalosin memoriet e asaj kohe të artë.

Të gjithë veteranët e arsimit janë shumë falënderues për këto emisione që po realizon Radio Televizioni i Kosovës edhe pse puna dhe vepra e tyre gjithmonë në rrethana të jashtzakonshme nuk mund të shpërblehen kurrë, ata janë të kënaqur me të arriturat e ish nxënsëve të tyre dhe me respektin e tyre ndaj mësuesëve që u dhanë bazën në arsim.


MË SHUME NGA Lajme