Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Fushë Kosova do të paraqitet Ali Topalli, zëdhënës për informim, i cili  do të na njoftoj për zbulimin e shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Pastaj do të shfaqet intervista e realizuar me ambasadorin Qemail Minxhozi.

Kurse mysafir do të jetë Muhamet Malaj, historian. Ai do të flasë me rastin e ditës së flamurit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Drenasi do të paraqitet Nazmi Hasi, nënkryetar i Komunës së Drenasit, i cili do të na njoftoj më hollësisht për vendosjen e shtatoreve të Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme