14:12 / 28.11.2019
Zjarrfikësit nxjerrin të gjallë 33vjeçarin nga rrënojat e hotelit në Durrës
Pamjet e shpëtimit të 33 vjeçarit Adriatik Bode, i cili mbeti i bllokuar në rrënojat e hotel ‘Mira Mare’ në Durrës janë postuar në `facebook` nga zjarrfikësit e Mallakastrës.
Nën rrënojat e hotel “Mira Mare” aktualisht po kërkohet dhe për një person tjetër.
Nga tërmeti numërohen deri tani 41 të vdekur.























