14:56 / 28.11.2019
Edhe një person i vdekur nga tërmeti në Durrës
Një person i vdekur është nxjerrë në këto momente nga rrënojat e hotelit ‘Mira Mare’, në zonën e plazhit në Durrës, pas shumë orë kërkimesh. Me t’u nxjerrë trupi një familjar i tij është alivanosur, të cilit iu dha ndihma e parë dhe u dërgua në spital.
Operacioni në këtë lokacion për momentin ka përfunduar, ndërkohë pritet të bëhen vlerësime për më tutje.























