Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë James Walmsley kurator, i cili do të flasë për ekspozitën për nder dhe vlerësim të jetës dhe veprës së Arian Berishës.
Po ashtu mysafir do të jetë Mehdi Geci zv.Avokatit të Popullit, i cili do të flasë për ligjin e pagave, që do nis së zbatuari nga 1 dhjetori.
Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Zef Shala drejtor i Shoqatës “Nenë Terezë”, i cili do të flasë për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























