Pompeo: Miqësia amerikano-shqiptare, shtyllë e paqes dhe stabilitetit
BKT
Shqipëri

Pompeo: Miqësia amerikano-shqiptare, shtyllë e paqes dhe stabilitetit

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo ka dhënë mbështetje për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit kombëtar, në kohën kur vendi po përballet me pasojat e tërmetit të rëndë që ra gjatë kësaj jave.

"Tani, si në periudha të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë me miqtë tanë në Shqipëri", tha Pompeo.

Ai theksoi se që nga rënia e komunizmit tridhjetë vjet më parë, Shqipëria dhe SHBA kanë zhvilluar partneritete më të forta.

"Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe mirëpresin vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar drejt këtij qëllimi. Ne mirëpresim përpjekjet e qeverisë shqiptare për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë forcimin e gjyqësorit të pavarur", është shprehur Pompeo.

Pompeo tha se SHBA  vlerëson thellësisht kontributin pozitiv të Shqipërisë në NATO dhe pret Presidencën e Shqipërisë në OSBE vitin e ardhshëm.

"Miqësia Amerikano-Shqiptare qëndron si një shtyllë e qëndrueshme e paqes dhe e stabilitetit, dhe ne mezi presim shumë vite miqësi dhe bashkëpunim," tha sekretari i Shtetit amerikan.


MË SHUME NGA Shqipëri