​Zyrtare: Arsenali shkarkon trajnerin Unai Emery
BKT
Sport

​Zyrtare: Arsenali shkarkon trajnerin Unai Emery

Tashmë është gjithçka zyrtare. Klubi i Arsenalit ka shkarkuar trajnerin Unai Emery.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi londinez, nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media.

Duke folur emër të bordit të Arsenalit dhe pronarëve Kroenke Sports & Entertainment, Josh Kroenke falënderoi trajnerin dhe kolegët e tij.

“Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë tek Unai dhe kolegët e tij, të cilët ishin të palodhur në përpjekjet e tyre për ta rikthyer klubin në konkurrencën në nivelin që ne të gjithë presim dhe kërkojnë. Ne i dëshirojmë Unai dhe ekipit të tij asgjë tjetër përveç suksesit në të ardhmen”, tha ai.