VIDEO - Emisioni Udhëve: Mihësit e nëntokës
BKT
Lajme

VIDEO - Emisioni Udhëve: Mihësit e nëntokës

Kaltrina Rexhepi

Ka mbetur çështje ditësh ose javësh që të bie edhe bora e parë e të fillojë sezona e dimrit.

Shumica e atyre që jetojnë në shtëpi private, tashmë kanë bërë përgtitjet e para për të siguruar mjetet për ngrohje në ditët e ftohta të dimrit. 

Blerja e lëndëve djegëse të drurit kushton më shtrenjtë në krahasim me blerjen si lëndë djegëse thëngjillin.

Shitja e thëngjillit, gjithashtu edhe nxjerrja e tij në mënyrë ilegale është e ndaluar në Kosovë, por nuk është i ndaluar edhe përdorimi i tij në një pikë, atë të ekonomive familjare.

Është kjo pikë që çon deri tek veprimtaritë e paligjshme që po ndodhin çdo ditë. Në Kosovë janë disa mihje ilagale të thëngjillit, që veprojnë në sy të të gjithëve.

Nuk janë të fshehura e as nuk punojnë natën. Në mes të ditës ata mund t'i hasësh duke punuar me makineri të rëndë e të lehtë në disa komuna.

Është mihja ilagale që vepron në fshatin Polac të komunë së Skenderajt. Veprimataria e saj është e dukshme, ajo shihet edhe nga rruga kryesore që lidhë Skenderajn me Drenasin.

Gjithashtu shihen edhe dëmet që i ka shkaktuar ambientit gjatë nxjerrjes ilegale të kësaj xehje. Por, ajo prap se prap vepron. Ditën kur ne e kemi vizituar këtë mihje, nuk ishin duke punuar, por paisjet e shfrytëzimit operatorët privat i kishin lënë aty.

Gjithashtu një masë të madhe të xehes së përpunuar të qymyrit të gatshëm për bartje e kishin lënë aty.

Por kjo nuk është e vetmja në Kosovë. Në fshatin Polac është mihja tjetër ilegale. Edhe këtu  shumë lehtë vërehen eskavatorët që punojnë, si dhe kamionet që e bartin xehen e nxjerrur nga nëntoka.

Në anën tjetër, hektarë të shumtë janë dëmtuar dhe janë shëndërruar në gropa të thella e të pa shfrytëzueshme, shkak i një veprimtarie ilegale të disa individëve të cilët e sfidojnë shtetin dhe ligjet e tij.

Kjo tokë ka qenë tokë bujqësore. Jo larg kësaj mihje ilagle të thëngjillit, është edhe mihja tjetër në fshatin Zhilivod.

Ne biseduam me njërin nga personat që në rrugë bënte ngarkimin e thëngjillit për ta dërguar atë në treg.

“Ne e nxjerrim me dorë qymyrin edhe e shesim mandej  në shtëpi private”, tha ai, i cili nuk deshi të identifikohet për emisionin UDHËVE në RTK.

Por pastaj, erdhi një tjetër që si duket ishte dënuar ndonjëherë për këtë veprimtari, dhe na kërcënoi të largohemi nga aty, duke mos na lënë as të shkojmë deri tek vend-nxjerrja e thëngjillit.

“ A po largoheni a po po ja u rroku kerrin me kamion… ik motra jeme se po të bon najkush për spital”, kërcënoi ai.

Drejtoria e Inspekcionit në Komunë të Vushtrrisë edhe pse thonë se e kanë ndaluar nxjerrjen e thëngjillit në komunë të tyre, ata nuk kanë as njohuri se si veprohet në fshatrat e tyre.

“Ne si komunë i kemi ndalu dhe ka pas raste që ne edhe i kemi konfisku ku i kemi ataku ata njerëz ku e kanë nxjerrë thëngjillit, dhë në bashkëpunim edhe me KPMM-në e kemi marrë edhe një aksion në qershor të këtij viti dhe është bërë ndalesa e 99 % të atyre rasteve të shitjes dhe nxjerrjes së thëngjillit”, tha për UDHËVE, Rrahim Ajeti, drejtor i Inspektoratit në Vushtrri

 Me 21 shtator të këtij viti Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i ka kërkuar kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, që të parandaloj operimin e  jashtëligjshëm në sektorin minerorë.

Në fshatin Sibofc, gjithashtu kishin mbetur eskavatorë që nxirrnin thëngjill, por në këtë vend, në masë më të vogël se sa në fshatrat e komunës së Vushtrrisë dhe atë në Skenderaj.

Edhe në këtë vend, hektarë të shumtë janë dëmtuar dhe nga toka bujqësore janë kthyer në gropa të rrezikshme.

Në këtë fshat, thëngjill të paketuar në formë të thasëve, si dhe grumbuj thëngjilli, kishte në masë të madhe në oborret dhe rrugicat e tyre.

Në Komunën e Obiliqit thonë se nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë për shitje ose nxjerrje të thëngjillit, pasi që sipas tyre në fshatin Sibofc në masë shumë të ulët nxirret thëngjilli.

“Sa i përketë nxjerrjes së thëngjillit këtu në Komunën tonë përvec KEK-ut që e bënë nxjerrjen e thëngjillit nuk ka operatorë të tjerë që e bëjnë nxjerrejne  thëngjillit , gjoba  nuk kemi shqiptu. Kanë qenë disa mihje por për shkak të cilësisë së dobët të qymyrit nuk kanë vazhdu me funksionu”, tha Burim Ismaili drejtor i Inspektoratit në Obiliq.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se janë në dijeni që në këto lokacione bëhet nxjerrja e thëngjillit në mënyre ilegale.

Por, edhe ata njejtë si komunat thonë se përgjegjësinë për ndalimin e nxjerrjes së thëngjillit e ka Komisioni për Miniera dhe Minerale i Kosovës, edhe pse, aty nuk ka vetëm nxjerrje të thëngjillit, por në këtë formë ka edhe dëmtim të ambientit si dhe ndotje të ajrit, i cili gjatë sezonit të dimrit është mjaft i ndotur, sidomos në kryeqytet, e njëri prej shkaktarëve është edhe përdorimi I thëngjillit.

 


MË SHUME NGA Lajme