21:55 / 30.11.2019
Itali-Turqi ndeshja hapëse e Euro 2020, Mancini: Nuk ndihemi favoritë!
Me hedhjen e shortit të Euro 2020 është zbuluar edhe ndeshja hapëse e këtij eventi madhor që do të zhvillohet verën e ardhshme në 12 shtete të ndryshme.
Italia vendi i vetëm organizator që bën pjesë në grupin A do të ketë mundësinë të nisë Europianin me sfidën ndaj Turqisë që do të zhvillohet në stadiumin Olimpico të Romës. I intervistuar pas shortit trajneri i të kaltërve Roberto Mancini, nënvizoi se grupi A është një grup i ekulibruar dhe se italianët nuk ndihen favoritë, por duhet të vazhdojnë dhe të përmirësohen për të arritur gjëra të mëdha. Bashkë me Italinë në grupin A janë edhe Turqia, Zvicra dhe Uellsi.























