Dorëhiqet edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit
BKT
Shqipëri

Dorëhiqet edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit

Pas kryetarës së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos e cila dha dorëheqje, është dorëhequr nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi.

Ajo u emërua në krye të detyrës rreth 2 muaj më parë.

Dorëheqja e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Sakos dhe nënkryetares vjen në një situatë ku qyteti i Durrësit është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë postin e kreut të bashkisë së Durrësit e mori Zhyljen Varfaj.

Varfaj mbante postin e zv/kryetarit i kësaj bashkie prej 12 vitesh. Dhe tani ai do mbajë postin deri në momentin që do vendoset data për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për kryebashkiak.

Vendimi për emërimin e tij si kryebashkiak i përkohshëm u mor nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.


MË SHUME NGA Shqipëri