16:01 / 01.12.2019
Shkëndija fiton derbin shqiptar, ngjitët në vendin e dytë
Shkëndija është rikthyer te fitorja dhe e ka bërë këtë me rezultatin e thellë 4-0 në derbin shqiptar me Shkupin, zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Tetovës, ku ishte vendosur që të ardhurat nga shitja e biletave të shkonin për të prekurit nga tërmeti.
Dy herë Besar Ibrahimi dhe dy herë Stenio Junior shënuan për kuqezinjtë e Tetovës, ndërsa Shkupi i ish trajnerit të Shkëndijës Qatip Osmani, nuk arriti të bëjë asgjë për të gjetur të paktën edhe golin e nderit.
Me këtë 3-pikësh Shkëndija u ngjit në vendin e dytë me 27 pikë, 8 më pak se Vardari kryesues, që sot fitoi 0-3 në transfertën ndaj Akademija Pandev dhe shkoi në kuotën e 35 pikëve.























