Arsenali nuk fiton as me trajner të ri
Të premten në mëngjes drejtuesit e Arsenalit vendosën të shkarkojnë trajnerin Unai Emery dhe ia besuan drejtimin e skuadrës ish mesfushorit Freddy Ljungberg përkohësisht, por duket se as ky ndryshim nuk ndihmoi që ekipi të rikthehet te rezultatet pozitive.
Pasditen e sotme “topçinjtë” nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj skuadrës së parafundit në renditje, Norwich. Freddy Ljungberg kishte bërë disa ndryshime ne skuadër, duke rikthyer në formacion Granit Xhakën e Mesut Ozil dhe duke ndryshuar skemën në 4-3-1-2.
Megjithatë ishte Temo Pukki ai që kaloi Norwichin në avantazh që në fillim të takimin, me një gjuajtje nga distanca, që gjeti devijimin edhe të një mbrojtësi londinez. Arsenal barazoi përkohësisht me Aubameyang, por pjesa e parë do të mbyllej sërish me avantazhin e vendasve, që shënuan këtë herë me Cantwell.
Pjesa e dytë nisi me Arsenalin më kërkues dhe në minutën e 57’ ishte sërish Pierre Emenik Aubameyang, që gjeti golin e dytë personal dhe atë të barazimit për londinezët, që gjithsesi deri në fund nuk arritën të shënojnë golin e fitores.
Sfida tjetër e kësaj pasditeje në Premier League, mes Wolves dhe Sheffield United, përfundoi në barazim 1-1, me miqtë që kaluan të parët në avantazh dhe vendasit barazuan me Doherty në minutën e 64-t.
Pas kësaj jave, Arsenali mbetet në kuotën e 19 pikëve dhe ende shumë larg zonës Champions, që duket se do të jetë objektivi minimal i skuadrës për këtë sezon.























