Conte: Vidal ka dhënë gjithçka për mua
Interi mposhti Spalin 2-1 dhe parakaloi Juventusin në renditje, ndërsa pas ndeshjes, trajneri Antonio Conte nuk e fshehu kënaqësinë për lojën e shfaqur nga futbollistët e tij.
“Kemi kohë që punojmë për të bërë mirë në fushë dhe të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin për të qenë këtu. Ne duhet të shfrytëzojmë maksimalisht ndalesat e Juventusit dhe sot e bëmë mirë detyrën. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, që dhanë maksimumin të gjithë”, deklaroi tekniku zikaltër.
Conte foli edhe për zërat e një transferimi të Vidal te Interi në muajin janar, ndërsa nuk i shmangu komentet pozitive për dyshen sulmuese Lautaro-Lukaku, që po kalojnë një moment mjaft të mirë.
“Nuk dua të flas për merkaton, pasi kam respekt për futbollistët e mi. Me Vidal kam punuar atëherë kur nuk e njihte askush dhe ka dhënë gjithçka për mua. Sa u përket sulmuesve, po kalojnë një moment të mirë., Unë ua kam bërë të qartë, që sulmuesit e mëdhenj janë ata që luajnë për skuadrën. Nëse nuk shënojnë, atëherë japin asist”, tha Conte.























