Magjia e Messit i jep fitoren Barçës në "Wanda Metropolitano"
BKT
Sport

Magjia e Messit i jep fitoren Barçës në "Wanda Metropolitano"

Skuadra e Barcelonës ka vuajtur në "Wanda Metropolitano", por në fund falë magjisë së Lionel Messit ka arritur t’i gëzohet fitores në përballje me Atletico Madridin, me rezultat 1:0.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Barça është lidere në La Liga, me pikë të barabarta me rivalin e përbetuar, Real Madridin. Atletico ka qenë më e rrezikshme gjatë tërë ndeshjes, veçmas me gjuajtje nga distanca, por  Ter Stegen ka qenë në nivelin e detyrës. Në pjesën e dytë loja ishte me ritëm edhe më të lartë, por rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 86-të, kur pas një kombinimi të bukur me Suarez, Messi gjuajti saktë me të majtën e tij duke e mposhtur Oblakun. Ky doli të ishte edhe goli i vetëm i kësaj superndeshjeje, megjithëse Atletico në bazë të lojës së shfaqur e meritonte së paku një pikë.