10:04 / 02.12.2019
Lipa me turne nëpër Evropë, së shpejti me albumin e ri ‘Future Nostalgia`
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka paralajmëruar albumin e ri me titull ‘Future Nostalgia’.
Këngëtarja madje ka bërë të ditur se së shpejti do të filloj turrneun e saj nëpër Evropë, ku do të jetë nëpër qytete e shtete të ndryshme.
Turneu do të fillojë me 26 prill në Madrid ndërsa do të përfundoj me 19 qershorë në Irlandë, derisa do të përfshijë shumë qytete e shtete të mëdha europiane.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua, përmes një publikimi në llogarinë e saj në 'Instagram'.
























