Marrëveshje për themelim të Agjencisë Franceze të Zhvillimit në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Marrëveshje për themelim të Agjencisë Franceze të Zhvillimit në Shqipëri

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama tha se “kemi kërkuar nga qeveria e Republikës së Francës një ndryshim të adresimit të marrëdhënies me Agjencinë Franceze të Zhvillimit”.

“Për këtë arsye duhet të miratojmë sot në parim një marrëveshje që Këshilli i Ministrave i Shqipërisë të mund të nënshkruaj me qeverinë e Republikës së Francës, në mënyrë që në Shqipëri të themelohet dhe të ushtrojë aktivitetin e vetë Agjencia Franceze e Zhvillimit, një agjenci e njohur botërisht për kapacitetet e saj financiare dhe për veprimtarinë e saj në funksion të mbështetjes dhe zhvillimit në vende të tjera”, tha Rama.

Kryeministri informoi se Presidenti i Francës është i angazhuar personalisht për t’i dhënë një shtysë shumë të fortë kësaj Agjencie, në funksion të rritjes së bashkëpunimit në kuadër të programeve për investim në vendin tonë, por tanimë me fokus kryesor dhe me prioritet emergjent situatën post katastrofë.

“Natyrisht që kjo marrëveshje është një marrëveshje që shkon përtej kësaj situate por të gjitha mjetet financiare të vëna në dispozicion nga Agjencia deri kur të jenë shëruar plagët e mëdha që ka hapur tërmeti, do të adresohen vetëm në këtë drejtim”, tha Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri