13:11 / 02.12.2019
Melania Trump zbulon dekorimet e Krishtlindjeve, në Shtëpinë e Bardhë
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, publikoi një video ku shihet një atmosferë festive e përgatitur në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo bëri të ditur se “patriotizmi” është tema e Krishtëlindjeve këtë vit në Shtëpinë e Bardhë.
Melania në videon minutëshe që publikoi, zbuloi përgatitjet dekorative në prag të festave të fundvitit.
Në video shihet zonja e parë teksa po shëtiste në dyshemenë e Shtëpisë së Bardhë, mes pemëve të Krishtlindjeve të zbukuruara me drita të bardha.























