Tërmeti me 24 viktima në Thumanë, kryhen veprimet e para hetimore
BKT
Shqipëri

Tërmeti me 24 viktima në Thumanë, kryhen veprimet e para hetimore

Prokuroria e Krujës është vënë në lëvizje për të verifikuar nëse në shembjen e 3 pallateve nga tërmeti I 26 nëntorit që shkaktoi 24 të vdekur ka element të veprës penale apo jo.

Gjithashtu policia e Krujës është urdhëruar që të kryejë të gjitha veprimet e duhura në vendgjarje, duke i orientuar ti trajtojnë si vendngjarje ku ka ndodhur një krim dhe të kryhen në çdo rast veprimet hetimore perkatese, transmeton oranews.

 "Rezulton gjithashtu se në rrethin ku ushtron kompetencat territoriale Prokuroria Krujë, janë dëmtuar një numër mjaft i madh banesash, nga të cilat një pjesë janë shpallur të pabanueshme dhe pjesa tjetër me dëme të konsiderueshme. Përveç pallateve të rrëzuara IKMT-ja ka prishur edhe disa pallate të tjerë të deklaruara të pabanueshme. Edhe në këto raste oficerët e policisë gjyqësore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë marrë në cilesinë e provës materiale mbetje të këtyre pallateve. Lidhur me këto raste ka dyshime, se mund te jenë konsumuar elemente të figurave të veprave penale të parashikuara nga nenet 289 e 248 te K.Penal" informon prokuroria. 

 Për këtë arsye janë urdhëruar oficerët e policisë Gjyqësore që të verifikojnë: “ Çdo banesë të dëmtuar rëndë, ose të shpallur të pabanueshme. Të bëjnë kqyrjen e tyre.Të marrin me cilesinë e provës një kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve.”

"Të sekuestrojnë menjëherë me cilesinë e provës, çdo dokumentacion lidhur me këto ndërtime (Projekt, leje ndertimi, akt kolaudimi etj.), në çdo institicion shtetëror ku ato ndodhen. Të merren vendime për kryerje të aktit të ekspertimit vlerësues për dëmin ekonomik në çdo rast.

 Deri në këto momente janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore të domosdoshme në lidhje me vendngjarjet (tre pallatet e rrëzuara ku u shkaktuan viktimat në Thumanë ) dhe ndërkohë vazhdojnë veprimet edhe në objekte t՞ tjera të dëmtuara rëndë.

 Pas përfundimit të këtyre veprimeve të domosdoshme hetimore, janë urdhëruar Oficeret e policise Gjyqësore që të bëjnë referimet përkatëse dhe në varësi të elementeve të veprave penale që do të konstatohen, do të konkludohet për regjistrimin e procedimeve penale përkatëse" thuhet në njoftimin e prokurorise.


MË SHUME NGA Shqipëri