Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Rumania vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për Shqipërinë

Rumania vazhdon ndihmën humanitare për Shqipërinë të prekur rëndë nga tërmeti, duke u përfshirë në mënyrë aktive në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar ndaj kërkesave për mbështetje.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe pas konsultimeve me autoritetet shqiptare, qeveria rumune do të dërgojë ndihmë humanitare të përbërë nga mallra për nevoja emergjente: çadra, shtretër, batanije, dyshekë dhe çarçafë.

“Dy avionë të Forcave Ajrore Rumune kryhen një fluturim për transportin e ndihmës humanitare të ofruar nga Rumania, si dhe për transportin në Rumani të ekipit RO-USAR dhe të pajisjeve të ndërhyrjes të Inspektoratit të Përgjithshëm për Situatat e Urgjencës, i cili kreu misione kërkim-shpëtimi në zonën e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës së Rumanisë në vendin tonë.

Gjithashtu, qeveria e  udhëhequr nga kryeministri Ludovic Orban, citohet deklarata, shpreh gatishmërinë e plotë për të vazhduar mbështetjen humanitare të siguruar nga Rumania.


MË SHUME NGA Shqipëri