09:40 / 03.12.2019
Angela Martini dhuron 30 mijë euro për njerëzit e prekur nga tërmeti
Si shumë VIP-a shqiptarë që janë solidarizur dhe kanë kontribuar për njerëzit e prekur nga tërmeti edhe Angela Martini ka dhuruar 30 mijë euro.
Modelja ka ndarë me ndjekësit një foto ku tregon kontributin e saj për njerëzit që kanë ngelur pa shtëpi.
Angela shprehet se nuk e ka bërë publike shumën e parave për publicitet por për të ndërgjegjësuar edhe të tjerët të ofrojnë ndihmën e tyre me aq mundësi sa kanë. Ajo shprehet se është shumë e dhimbshme një tragjedi kur flet gjuhën e saj.
“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim”, shkroi Martini në Instagram ./oranews/























