Tërmeti, nis pastrimi i rrënojave të pallatit 6-katësh në Durrës
Inspektorati Ndërtimor Kombëtar të Shqipërisë ka nisur pastrimin e inerteve të mbetura nga shembja e pallatit 6-katësh, në lagjen nr. 6 në Durrës.
Ora News raportoi që shembjet në këtë lagje kanë filluar tek objekti 6-katësh, i cili ishte edhe një nga 5 vatrat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Nën rrënojat e 6-katëshit u gjetën 3 viktima dhe u shpëtua një grua 64 vjeçare.
Ky objekt ishte ndërtuara para viteve 90, por për shkak që ishte ndërhyrë në pjesë e poshtme në katin e parë të tij, ishin ndërtuar lokale dhe dyqane nuk i mbajtën themelet dhe u shemb me lëkundjet e fuqishme të tërmetit.
Janë edhe 8 objekte të tjera që do të shemben.
Deri më tani janë shembur në total 15 objekte, ndërsa nga ekspertët janë klasifikuar 51 objekte të pabanueshme, 21 prej të cilave do të shemben.























