11:42 / 03.12.2019
Tërmet në Vlorë
Një tërmet me magnitudë 3.4 është ndjerë në Vlorë.
Lëkundja u ndje afër Orikumit, ndërsa thellësia ishte 40 kilometra.
Kujtojmë se tërmeti shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor la pas 52 të vdekur si dhe mbi 700 të plagosur e dhjetëra banesa të kthyer në gërmadha.























