16:37 / 03.12.2019
Gjilani dhuron të ardhurat e biletave për familjet e viktimave të tërmetit
Gjilani ka vendosur që të ardhurat financiare të fituara nga biletat e ndeshjes me Prishtinën, t’i dhurojë si donacion për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.
Vendimi solidar është konfirmuar nga faqja zyrtare e Gjilanit në Facebook.
Më poshtë njoftimi i plotë i klubit bardhekuq.
“Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye Presidentin, z.Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur ditë më parë në Shqipëri”, thuhet në njoftim.























