​Ngjarjet e datës 4 dhjetor.
BKT
Lajme

​Ngjarjet e datës 4 dhjetor.

​Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2019.

  • 10:00

     

    Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i mirëmbajtjes së institucioneve publike-arsimore”. (Salla e Konferencave “Orion”, Prishtinë) 

  • 10:00

     

    Zyra e Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje prezanton Bazën e të dhënave të rasteve të dhunës në familje. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 10:00

     

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, mban takim me kryetarët e Komunave të Kosovës. Temë diskutimi do të jetë siguria në trafikun rrugor në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 10:15

     

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pret në takim kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Selia e LDK-së, Te Qafa, Prishtinë)

  • 10:30

     

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbajnë tryezën me temën “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë) 

  • 10:00

     

    Komuna e Prizrenit shpërndan motokultivatorë për fermerë. Merr pjesë dhe kryetari Mytaher Haskuka. (Parkingu i  Komunës së Prizrenit)

  • 11:00

     

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ndan dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik. Merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. (Ministria e Mbrojtjes) 

  • 11:00

     

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton analizën “Legjislacioni i porositur: A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim në Kosovë?”. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë)

  • 11:00

     

    Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Nerodime të Ferizajt. (Fshati Nerodime, Ferizaj)

  • 12:00

     

    Në fshatin Lukinjë të Hasit bëhet përurimi i objektit shkollor. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Fshati Lukinjë, Prizren)

  • 13:00

     

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të qëndrojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Abazi, e cila humbi dy djem në tërmetin në Shqipëri. (Livoç, Gjilan)

  • 13:15

     

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim presidentin e Shqipërisë,  Ilir Meta, dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Pas takimit do të ketë prononcime për medie. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)

  • 14:00

     

    Instituti Riinvest organizon tryezën e diskutimit me temën “E ardhmja e zhvillimit të Kosovës. Çka mund të bëjë Qeveria e re”.  Merr pjesë dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. (Instituti Riinvest, Prishtinë) 


MË SHUME NGA Lajme