Bebe Rexha largohet nga Shqipëria: Jam e lodhur por zemrën e kam plot
BKT
Magazina

Bebe Rexha largohet nga Shqipëria: Jam e lodhur por zemrën e kam plot

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka ardhur në Shqipëri për t’i dalë në ndihmë dy familjeve të prekura nga tërmeti në fshatin Bubq.

Superylli i muzikës la turneun e saj dhe u nisë drejt Shqipërisë për t’ia rindërtuar shtëpitë këtyre dy familjeve, pas tragjedisë së madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Duke vizituar banesat dhe shtëpitë e shkatërruara nga lëkundjet e forta, ngushëlloi të gjithë banorët e këtij fshati, të cilëve iu tha se pavarësisht se ka lindur në Amerikë, ajo e ndjen veten shqiptare dhe ka gjak shqiptari.

Gjatë ditës së djeshme, Bebe njoftoi të gjithë përmes një postimi në Twitter se ka mbërritur në SHBA dhe pa marrë parasysh lodhjen e madhe, ajo e ka zemrën plot.

‘Jam duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Ndihem shumë e lodhur por zemra ime është plot’,  ka shkruar këngëtarja. 


MË SHUME NGA Magazina