Pse këta aktorë ikonik nuk e gjeten vendin e tyre në Hollywood
BKT
Magazina

Pse këta aktorë ikonik nuk e gjeten vendin e tyre në Hollywood

Konkurenca midis aktorëve është tepër e lartë! Çdo ditë, Holllywood po bombardohet me qindra njerëz të rinj, të talentuar që shpresojnë të jenë yje të filmit. Gjithnjë e më shumë fytyra të reja shfaqen në ekranin e madh dhe jo gjithmonë e vërejmë kur aktorët tashmë ikonë bëhen gjithnjë e më pak të njohur. Në fund të fundit, ka kaluar mjaft kohë që kemi dëgjuar për herë të fundit për Joseph Gordon-Levitt ose Matthew Perry.

Këtu janë disa nga të famshmit që u bënë të famshëm për rolet e tyre të shkëlqyera, dhe më pas u zhdukën nga ekranet tona. Siç rezulton, disa prej tyre hoqën dorë nga karriera e tyre në mënyrë vullnetare si Cameron Diaz, për shembull – për momentin, ajo është duke shijuar jetën e saj dhe duke shkruar libra.

Zooey Deschanel

Image

Ka kaluar bukur kohë prej që kemi dëgjuar ndonjë gjë në lidhje me simpatiken Zooey Deschanel që e kujtojmë nga “(500) Ditët e Verës” dhe “Po Njeri”. Projekti i saj i fundit i madh ishte shfaqja “Vajza e re” dhe ajo nuk është shfaqur në ndonjë rol udhëheqës tash e 10 vite. Siç rezulton, aktorja ka 2 fëmijë dhe vendosi të përqendrohet në familjen e saj.

Alyson Hannigan

Image

Alyson Hannigan as nuk ia kishte nevojën një roli kryesor që të pëlqehej nga shikuesit. Atë e pëlqyen që në American Pie, dhe absolutisht e adhuruan në How I Met Your Mother. Pasi që përfundoj seria, aktorja vazhdoi të luaj në projekte të ndryshme por të gjitha ose ishin vërtetë të këqija ose thjesht aspak të njohura.

Matthew Perry

Image

Ndër të gjithë aktorët e Friends, Matthew Perry pati mundësinë më të madhe të bëhej super yll Hollywoodi. Ndërsa shfaqja ishte ende në ajër, ai kishte role në super filma më të famshëm si Bruce Willis dhe Salma Hayek. Por pas shfaqjes së fundit të Sitcom, Matthew punoi vetëm në vitin 2009 në filmin 17 Again dhe në 2012 në Go On i cili përfundoi shpejt.

Billy Zane

Image

Ne e kujtojmë Billy Zane për paraqitjen e tij interesante dhe si aktor të talentuar në Titanic dhe më vonë në Charmed. Fatkeqësisht, kanë kaluar më shumë se 20 vite prej që ai u shfaq në ndonjë film të mirë që atëherë shumica e punës së tij ka një vlerësim mesatar prej 4 deri 10 në IMDb.

Cameron Diaz

Image

Përparimi në karrierën e Cameron Diaz ishte filmi Mask ku ajo luajti së bashku me Jim Carrey. Pas kësaj, ajo u bë e njohur si një yll i komedive të ndryshme romantike. Ajo ka bërë më shumë se 50 filma dhe ka marr shumë nominime dhe çmime prestigjioze.

Pas vitit 2014, aktorja u zhduk dhe dikur më vonë u shfaq në një intervistë duke bërë shaka se ajo u pensionua. Cameron me dashje refuzoi të luaj në filma sepse ajo e kuptoj që nuk dinte ku të shkoj më tutje dhe çfarë të bënte. Tani, ajo jeton një jetë të qetë, shkruan libra dhe nuk shfaqet në tapetin e kuq.

Joseph Gordon-Levitt

Image

Aktori fillimisht u shfaq në ekran kur ishte vetëm 7 vjeç dhe fitoi shumë fansa, Puna e tij më e mirë mund të shihet në Inception, 50/50, The Dark Knight Rise, dhe, natyrisht, (500) Ditët e Verës. Mund të tingëllojë e çuditshme, por që nga viti 2016, Joseph Gordon – Levitt është shfaqur vetëm në një film të shkurtër. Shpresojmë që kjo është vetëm një pauzë e përkohshme në karrierën e tij dhe së shpejt do të na bëjë të lumtur më disa role të mirë të tij.


MË SHUME NGA Magazina