13:01 / 04.12.2019
Dua Lipa shkëlqen në ‘Mnet Asian Music Aëards’ në Japoni
Dua Lipa po vazhdon me angazhimet e saj profesionale dhe me promovimin e këngës së re “Don’t Start Now”.
Së fundi 23 vjeçarja ka marr pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve që po mbahet në Japoni ‘Mnet Asian Music Aëards’.
Ylli kosovar ishte ajo që rrëmbeu gjithë vëmendjen në parakalimin në qilimin e kuq, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, Dua dukej në top-formë.
Vetë ajo ka ndarë me adhuruesit në Instagram një fotografi nga atje teksa shkëlqente me paraqitjen.
Ndryshe, Dua së fundi zbuloi emrin e albumit të saj të ri i cili është i dyti në karrierë. Albumi do të titullohet “Future Nostalgia” dhe pritet të publikohet në fillim të vitit 2020.
























