Kjo është oferta e re e Realit për Pogban
BKT
Sport

Kjo është oferta e re e Realit për Pogban

Real Madrid po dëshiron me patjetër të transferojë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba në fund të sezonit.

“Los Blancos” janë të gatshëm të sakrifikojnë sulmuesin Vinicius Junior plus 42 milionë euro për francezin.

Gjatë verës së kaluar, 13-herë kampioni i Evropës bëri oferta të ndryshme, mirëpo asnjëra nga to nuk u pranua nga “Djajtë e Kuq”.

Trajneri Zinedine Zidane, është admirues i madh i francezit dhe po kërkon nga bordin transferimin e lojtarit brenda një kohe sa më të shkurtër, transmeton arbreshi.

Për momentin francezi është duke vuajtur nga një lëndim, gjë që ka shkaktuar të bëjë vetëm gjashtë paraqitje për gjigantin anglez.