17:06 / 04.12.2019
Hummels: Nuk ka asnjë problem mes meje dhe trajnerit
Mats Hummels këmbëngul se nuk ka asnjë problem midis tij dhe trajnerit të Borussia Dortmund, Lucien Favre.
Dortmund morri fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat duke mposhtur Hertha Berlini 2-1, të shtunën e kaluar.
Duke folur pas kësaj ndeshje Hummels pohoi se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes tij dhe trajnerit të skuadrës Favre.
"Nuk ka asnjë mosmarrëveshje me trajnerin, ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe flasim shumë. Më pëlqejnë idetë e tij”, ka thënë Hummels.























